Space

Pamja më e bukur e "Rrugës së Qumështit" që keni parë

Përditësimi i fundit: 24/04/2020 - 14:52
Text size Aa Aa

Këtu nga Observatori i Parisit, mu në zemër të kryeqytetit francez. Kemi ardhur të takojmë astronomët që punojnë për një mision të veçantë "Gaia", që duhet të mbikëqyrë mbi një miliard yje nëpër galaktikën tonë. Teksa përpiqet të zgjidhë disa prej mistereve të "Rrugës së Qumështit".

Astronomi francez Frederik Arenu është një ndër qindra shkencëtarët që kridhen në morinë e të dhënave të sapo-përftuara përmes teleskopit të hapësirës "Gaia". Misioni sapo ka publikuar katalogun më të pasur të yjeve që është regjistruar ndonjëherë. Shpresohet që do të plotësojë disa prej boshllëqeve të mëdha në njohuritë tona për "Rrugën e Qumështit".