Rusia përjashtohet nga lojërat olimpike pas një skandali në përdorimin e doping

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Atletët rusë morën një pezullim 4-vjeçar për të marrë pjesë në kampionate sportive pas disa provash ku konfirmohej përdorimi i substancës doping prej tyre. 

Nën pezullimin e Agjencisë Botërore Anti-Doping, ateletët rusë nuk do të nuk do lejohen në Lojërat Olimpike të vitit 2020 si dhe në Kupën e Botës të vitit 2022, që zhvillohet në Katar.

“Për një kohë shumë të gjatë, përdorimi i dopingut në Rusi ka sjellë konkurse jo të drejta”, tha presidenti i Agjencisë Anti-Doping, Sir Craig Reedie gjatë një deklarate për mediat.

Vendimi erdhi pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të Agjencisë Botërore Anti-Doping në Lausanne të Zvicrës, e cila ra dakord me të gjitha sanksionet e sugjeruara muajin e kaluar nga Komiteti i Rishikimit.

Skandali i doping i sponsorizuar nga shteti

Komiteti i rishikimit të Agjencisë Anti-Doping vendosi në nëntor se agjencia ruse e anti-doping duhet të shpallet si e pavlefshme pasi një hetim shpalosi se kishte disa mospërputhje mes raportit të dorëzuar nga laboratori i Moskës dhe provave që Agjencia Anti-Doping kishte në dispozicion.

Agjencia ruse e anti-doping u pezullua edhe në vitin 2015, pasi Agjencia e Anti-Doping siguroi prova se ata që do të garonin nën flamurin e Rusisë kishin përdorur substanca të ndaluara të sponsorizuara nga shteti.

Për këtë arsye nuk u lejua pjesëmarrja a tyre në Lojërat Olimpike që u mbajtën në Rio De Janerio.

Në Lojërat Olimpike dimërore që u zhvilluan në Pyeongchang në vitit 2018, atletet rusë garuan si të pavarur duke konkurruar nën flamurin olimpik

Rusia ka kohë 21 ditë për të apeluar vendimin në Gjykatën e arbitrazhit sportiv pas vendimit të marrë nga Agjencia Botërore e Anti-Dopingu.


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER