Liverpooli ka fituar për herë të parë Kupën e Botës për Klube pasi ka mposhtur 1-0 klubin brazilian, Flamengo.
Reds kanë arritur të triumfojnë në finalen e madhe të Kupës së Botës për Klube të zhvilluar në Khalifa International Stadium Doha të Katarit dhe heroi i mbrëmjes ishte Roberto Firmino
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, duke mos pasur shumë raste shënimi.
Në pjesën e dytë, ekipi i Jurgen Klopp provoi më shumë të siguronte fitoren, por edhe Flamengo nuk mbeti pas.
Rastet më të mira për shënim ishin ai i Roberto Firmino (47’), Mohamed Salah (50’), Alexander-Arnold (80’), Henderson (86’) dhe Mane (90+), por pa arritur t’i ndryshojnë shifrat.
Liverpooli e gjeti golin në minutën e 76-të me anë të Salah, por goli u anulua për pozicion jashtë loje pas rishikimit të VAR-it dhe loja e rregullt u mbyll pa gola 0-0.
Heroi i klubit anglez ishte Firmino (99’), i cili shënoi brenda zonës pas asistimi të Manes. Ndeshja u mbyll vetëm me një gol, por e mjaftueshme për t’i dhënë fitoren Liverpool të cilët rrëmbyen trofeun e Kupës së Botës për Klube.