Sport

Xhaka drejt Bundesligës, mesfushori kërkon largimin nga Arsenal

Përditësimi i fundit: 28/12/2019 - 15:34
Text size Aa Aa

Granit Xhaka mund të largohet nga skuadra e Arsenal në muajin janar. Mesfushori me origjinë shqiptare po mendon një kalim në Bundesligën gjermane, tek Herta e Berlinit.

Futbollisti nuk ka pasur një marrëdhënie të mirë me tifozët, pasi reagoi ashpër ndaj tyre në ndeshjen kundër Cristal Palace në momentin që u vërshëllyer pas zëvendësimit.

Pas këtij episodi futbollistit shqiptar iu hoq edhe shiriti i kapitenit dhe që nga ajo kohë situata vetëm sa është përkeqësuar. 

Granit Xhaka u bashkua me Arsenal në vitin 2016 dhe që nga ajo kohë ai është aktivizuar në 150 ndeshje dhe ka shënuar 11 gola

Ky do të ishte një rikthim në Bundesligë për lojtarin i cili në të shkuarën është aktivizuar me Borussia Mönchengladbach.

Herta e Berlinit aktualisht ndodhet në vendin e 12 të Bundesligës, në kuotën e 19 pikëve.

Tregime të lidhura