Futbollistët organizojnë ndeshje bamirësie për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Stadiumi “Air Albania” do të hapë sërish dyert më datën 10 janar, për të pritur një aktivitet ndryshe nga herët e tjera.

Ish-lojtarët e Shqipërisë, Greqisë, Italisë dhe Turqisë do të matin forcat në një organizim bamirësie për të prekurit nga tërmeti që goditi Shqipërinë në datën 26 nëntor.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar organizimin e këtij aktiviteti.  

Të gjitha përfitimet e biletave do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti.

Ky turne është organizuar nga sindikata e futbollistëve në mbështetje me FSHF-në. Federata e Fubollit është zotuar të ndërtojë të paktën tre shtëpi të rrënuara nga tërmeti, ose më shumë në varësi të fondeve të mbledhura.

Ka nisur tashmë edhe evidentimi i shtëpive. Pjesëmarrës do të jenë disa nga lojtarët që janë shpallur kampion bote me Italinë në 2006, si dhe disa nga lojtarët e Greqisë që fituan europianin e vitit 2004.

I ftuar në Euronews Albania, Andi Lila, ish-futbollisti i kombëtares, thotë se nga Shqipëria solidariteti për këtë nismë ka qënë shumë i madh.

“Nga shqipëria ka patur një solidaritet të madh, që në telefonatën e parë të gjithë kanë reaguar. Ish-futbollistët e kombëtares, e miratuan dhe e pranuan me shumë dëshirë këtë iniciativë”, thotë ai.

Sipas Andi Lilës, ndeshjet do të jenë të organizuara në dy gjysmë-finale dhe një finale.


Etiketimet

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Berisha nuk regjistrohet në KQZ pa vërtetim gjykate, thotë juristi

Pa vërtetim gjykate Sali Berisha nuk mund të regjistrohet në KQZ. Kjo ishte deklarata e konstitucionalistit Jordan Daci, i cili sqaroi se praktika e Gjykatës...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER