Sport

Kupa e Shqipërisë, eliminohen Partizani dhe Laçi

Përditësimi i fundit: 13/02/2020 - 10:12
Text size Aa Aa

Ndeshjet e kthimit të Kupës së Shqipërisë nuk kanë dhuruar asnjë surprizë, teksa skuadrat që kishin arritur rezultate pozitive në ndeshjet e para kanë avancuar më tej. Partizani fitoi 3-1 ndaj Besëlidhjes, por kampionët ishin mundur me rezultatin 3-0.

Në grupin A, Tirana do te takohet me Besëlidhjen, ndërsa Vllaznia përplaset me Teutën. Takimi më interesant u zhvillua në Laç, Ndonëse kurbinasit arritën të shënonin dy herë dhe ndezën shpresat për kualifikim, goli i Isli Hidit me penallti dhe më pas realizimi i Guindos me kundërsulm venitën mundësinë për të avancuar më tej. Goli i Xhixhës në shtesë kishte vetëm vlerë statistikore.

Në ndeshjet e tjera, Kukësi, Teuta dhe Skënderbeu morën fitore edhe në sfidat e dytë. Tiranas fitoi me rezultatin 4-0 ndaj Kastriotit dhe do të takohet me Besëlidhjen në raundin tjetër. Edhe pse kjo ishte fitorja e nëntë radhazi, trajneri Emanuel Egbo kërkon të mbajë të tijtë me këmbë në tokë.  

"Nuk dua të bëj llogari për ndeshjet. Unë shoh vetëm ndeshjet e radhës dhe jo katër apo pesë takimet që vijnë. Unë kam thënë që llogaritë do ti bëjmë pas ndeshjes së fundit të kampionatit", u shpreh trajneri i Tiranës.

Tregime të lidhura