Sport

Pas përmbysjes në derbi, Inter zhgënjen përballë Napolit

Përditësimi i fundit: 13/02/2020 - 09:56
Text size Aa Aa

Napoli është pranë finales së kupës së Italisë pasi arriti që të triumfonte në gjysmëfinalen e parë përballë Interit.

Në fakt pritej një ndeshje mjaft e zjarrtë, por rezultoi krejt e kundërta. Inter dukej i lodhur pas impenjimit në derbin e së dielës përballë Milanit ndërkohë që Napoli akoma nuk po ja del që të bëjë një ndeshje që bind

Gjithsesi ishte goli i Fabian Ruiz në minutën e 57 që i dha suksesin napolitanëve. Në këtë ndeshje nuk ishte i grumbulluar futbollisti i përfaqësues shqiptare, Elseid Hysaj, i cili është i pezulluar.

Ekipi finalist do të përcaktohet në ndeshjen e kthimit që luhet në 5 mars në San Paolo. Ndërsa takimi tjetër gjysmëfinale do të jetë ai mes Milanit dhe Juventusit që luhet sonte në orën 20:45.

Tregime të lidhura