Sport

Ronaldo shpëton Juventusin nga humbja me Milanin

Përditësimi i fundit: 14/02/2020 - 12:34
Text size Aa Aa

Cristiano Ronaldo i mohoi një fitore mjaft të rëndësishme skuadrës së Milanit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.

Kur ndeshja ishte 1-0 në favor të kuqezinjve ishte pikërisht portugezi që realizoi në kohën shtesë duke shpëtuar ekipin e tij nga humbja.

San Siro” u pa një ndeshje disi e vakët me Milanin që kishte shpenzuar shumë energji në derbin kundër Interit, ndërsa Juventusi mbase po ruante forcat për në kampionat.

Megjithatë pavarësisht lodhjes në derbi kuqezinjtë po luanin disi më mirë dhe kaluan në avantazh në minutën e 61. Formacionin e Piolit e penalizoi jo pak dalja me karton të kuq e Teo Hernadez 10 minuta më vonë pasi mori të verdhën e dytë.

Kjo e komplikoi ndeshjen për Milanin që nuk mundi të rezistonte deri në fund. Një fitore përballë Juventusit do ishte tepër e rëndësishme sidomos për moralin e skuadrës. Kualifikimi do të vendoset në ndeshjen e kthimit që do luhet në Alianz Stadium” në datën 4 Mars