Sport

Presidenti i FSHF ka një merak për shortin e Ligës së Kombeve

Përditësimi i fundit: 04/03/2020 - 16:53
Text size Aa Aa

Shorti i Ligës së Kombeve mund të cilësohet si mjaft i mirë për përfaqësuesen shqiptare të futbollit dhe si një mundësi reale për të luajtur në play off-in e botërorit. Objektivi është pa diskutim vendi i parë grup e katërt në Ligën C

“Ka një anë negative se të tre skuadrat janë vende shumë të largëta, sidomos Kazakistani dhe ndeshjet janë në tre ditë. Do të bëjmë më të mirën për të dalë në vendin e parë”, ka deklaruar Presidenti i FSHF-së.

Duka bëri edhe një here konfirmimin e Edi Rejas në krye të përfaqësueses së futbollit por me kontratën e re trajneri do ketë më shumë kompetenca dhe përgjegjësi.

“Objektivat e Reas janë ndryshuar disi, pasi nuk do të ketë detyrë vetëm të trajnerin e kombëtares por të gjithë ekipet zinxhir të kombëtares”, shtoi z. Duka.

Përfaqësuesja shqiptare do të luaje dy ndeshje miqësore në muajin mars atë përballë San Marinos dhe Sllovenisë. Ndeshja përballë sllovenëve e programuar të luhet në Udine është në pikëpyetje për shkak të coronavirusit qe ka goditur Italinë. Presidenti Duka u shpreh se po shqyrtohet mundësia që ky takim të luhet në një tjetër vend.

Tregime të lidhura