Sport

Shorti i buzëqesh Shqipërisë në Ligën e Kombeve, goglat rezervojnë sfida të forta për Kosovën

Përditësimi i fundit: 04/03/2020 - 09:41
Text size Aa Aa

Bjellorusia, Lituania dhe Kazakistani do të jenë kundërshtarët e Shqipërisë në edicionin e dytë të Ligës së Kombeve. Shorti u tregua bujar me përfaqësuesen shqiptare duke rezervuar kundërshtar të përballueshëm të paktën në letër.

Krejt e kundërta ndodhi me kombëtaren kosovare që u shortua në grupin e tretë të ligës C së bashku me Greqinë, Slloveninë dhe Moldavinë.

Ndërkohë që në ligën A priten përplasje mjaft të forta. Portugalia, fituesja në fuqi e këtij kompeticioni u shortua në grupin e tretë së bashku me Francën Kroacinë dhe Suedinë.

Edhe në grupin e parë priten ndeshje të forta me Holandën që do ketë përballë Italinë. Ndërkohë që Anglia dhe Belgjika me sa duket do përplasen për kreun e grupit të dytë. Në grupin e tretë Gjermania dhe Spanja janë dy skuadrat më të forta. 

Tregime të lidhura