Sport

Shtyhet ndeshja Juventus-Milan, zhgënjehen tifozët

Përditësimi i fundit: 04/03/2020 - 16:45
Text size Aa Aa

Coronavirus është kthyer në një rrezik serioz në Itali, duke prekur dhe botën e futbollit. Ndeshja e Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Milanit, e programuar për t’u zhvilluar sot në mbrëmje është shtyrë, për një datë të pacaktuar.

Rreziku që virusi të përhapet masivisht në aktivitete të tilla ka shtyrë drejtuesit e zonës së Torinos dhe drejtuesve të Juventus, që të marrin masa të menjëhershme, për të evituar çdo rrezik të mundshëm.

Një vendim i papritur pasi skuadra e Milanit ishte grumbulluar në Torino dhe ka prishur planin e stafit teknik për regjimin e skuadrës.

Vendimi nuk është pritur mirë nga tifozët, të cilët ishin përgatitur për të qenë në stadiumin e Juventusit mbrëmjen e së mërkurës. Ndeshja e parë ka përfunduar në barazim 1-1 dhe takimi i kthimit pritet që të përcaktojë dhe finalisten e parë të Kupës së Italisë.

Në mediat italiane përflitet se qeveria mund të marrë masa të mëtejshme që të ndërpresë për një periudhë të caktuar aktivitetet sportive.

Tregime të lidhura