Sport

“Tokyo 2020” të gjitha impiantet ku do të zhvillohen Lojërat Olimpike, janë gati

Përditësimi i fundit: 06/03/2020 - 17:10
Text size Aa Aa

Organizatorët e Lojërave Olimpike në Tokio kanë njoftuar këtë të premte se të gjitha impiantet sportive ku janë programuar për t’u zhvilluar Lojtarët Olimpike janë gati. Sipas njoftimit, në fundin e muajit shkurt, kanë përfunduar dhe punimet në qendrën Aquatics, që ka qenë dhe një nga 8 zonat që janë ndërtuar posaçërisht për Lojërat Olimpike.

Në këtë qendër do të organizohen lojërat e notit dhe të zhytjes. Në total do të jenë 43 zona ku do të zhvillohen lojtarët olimpike, duke përfshirë këtu dhe 10 zona të përkohshme. Ceremonia hapëse e këtij aktiviteti do të zhvillohet më 24 korrik në stadiumin kombëtar.

Edhe pse në javët e fundit janë shtuar pikëpyetjet nëse Lojërat Olimpike mund të shtyhen apo anulohen për shkak të coronavirusit, organizatorët janë të bindur se gjithçka do të shkojë sipas planit.

Tregime të lidhura