Sport

Mbyllen stadiumet, sfidat e Champions dhe Europa League do luhen pa tifozë

Përditësimi i fundit: 10/03/2020 - 14:53
Text size Aa Aa

Atalanta mbërriti mbrëmjen e djeshme ne Spanjë aty ku do të luajë ndeshjen e kthimit për fazën e 1/8-tavë të ligës së kampionëve përballë vendasve të Valencias.

Një ndeshje që do të luhet me dyer të mbyllura për shkak të frikës së madhe që ka shkaktuar coronavirusi. Edhe në momentin që skuadra italiane mbërriti në Spanjë shumë pak tifozë kishin dalë për ti përshëndetur. Italianët janë të favorizuar për të kaluar më tej pas fitores 4-1 në ndeshjen e parë.

Ndërkohë që pa praninë e tifozëve është vendosur që të luhen ndeshja e ditës së nesërme mes PSG dhe Borusia Dortmund, edhe kjo për shkak të frikës nga korona virus.

Edhe ndeshjet e Europa League, ajo mes Sevillas dhe Romës si dhe përballja mes Olympiacos dhe Wolves do të luhen me dyer të mbyllura.

 Gjithashtu një tjetër sfidë e Champions ajo mesa Bayern Munich dhe Chelsea rrezikon që të luhet pa tifozë.

Tregime të lidhura