Sport

Mbrojtësi i Juventusit pozitiv ndaj COVID-19, anulohet sfida me Lionin

Përditësimi i fundit: 12/03/2020 - 10:55
Text size Aa Aa

Mbrojtësi i Juventusit, Daniele Rugani ka rezultuar pozitiv ndaj virusit Corona, teksa bardhezinjtë bënë të ditur që do të ndjekin proçedurën e vendosjes në karantinë të të gjithë ekipit dhe stafit mjeksor që mund të kenë pasur kontakt më mbrojtësin 25-vjeçar. 

Rugani, i cili ka fituar katër tituj kampionë me ekipin e Juventusit, postoi të dielën një foto në dhomat e zhveshjes me të gjithë lojtarët e ekipit pas fitores 2-0 ndaj Interit. 

Infektimi i Daniele Ruganit me coronavirus ka shkundur futbollin italian e sidomos klubin e  Juventusit. 

Bardhezinjtë e drejtuar nga Mauricio Sarri, të cilët deri të mërkurën po stërviteshin për sfidën e Championsit ndaj Lionit, janë vënë në karantinë. 

Ndeshja ndaj francezëve e programuar për datën 17 mars, nuk do të zhvillohet. UEFA pritet të zyrtarizojë shtyerjen e takimit në një datë të mëvonshme. 

Kristiano Ronaldo, i cili aktualisht ndodhet në Madeira të Portugalisë për të festuar ditëlindjes e motrës tij, do të vet-izolohet në shtëpinë e tij në Portugali

Tregime të lidhura