Sport

Coronavirus pezullon Champions League, Premier League dhe Europa League

Përditësimi i fundit: 13/03/2020 - 15:39
Text size Aa Aa

Premier League është pezulluar të paktën deri më 4 prill për shkak të coronavirusit.

Pas këtij lajmërimi, edhe UEFA deklaroi se do të pezulloheshin Champions League dhe Europa League.

Në të gjithë Europën janë marrë masa të ngjashme, si Liga e Spanjës dhe Seria A në Itali.

Më herët, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta rezultoi pozitiv ndaj coronavirusit, po ashtu si dhe lojtari i Chelsea, Callum Hudson-Odoi.

Premier League

Në Mbretërinë e Bashkuar, Premier League ka pezulluar të gjitha ndeshjet, edhe Ligën e Futbollit Anglez si edhe Super e Ligën e Femrave.

Nëpërmjet një deklarate ata thanë se “kemi vendosur unanimisht të pezullojmë Premier League, me synimin për t'u kthyer më 4 prill”. 

UEFA

Më herët gjatë së premtes, UEFA mori të njëjtin vendim, duke shtyrë gjithë ndeshjet që ishin planifikuar për javën e ardhshme.

Gjithashtu janë shtyrë edhe datat e çerekfinaleve, në pritje të një lajmërimi të dytë për rinisjen e tyre.

Vende të tjera në botë që kanë marrë masa të ngjashme janë Franca, Holanda, Shtetet e Bashkuar ndërsa pritet që kjo listë të rritet.

Tregime të lidhura