Igli Tare apel shqiptarëve: Mos dilni rrugëve për qejf, respektoni rregullat!

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Drejtori sportiv i klubit të Lazios, Igli Tare, ka shpërndarë një video-mesazh, përmes të cilit synon të ndërgjegjësojë të gjithë shqiptarët që të marrin masat e duhura kundër përhapjes së shpejtë të Covid-19.

“Përshëndetje nga Roma! E para njëherë ndjehuni mirë, sepse në Shqipëri po bëhen në kohë ato që në Itali u bënë me vonesë. Ne jemi mbyllur në shtëpi dhe ju lutem bëjeni edhe ju. Mos dilni për qejf rrugëve dhe zbatoni rregullat, sepse kjo është një luftë që fitohet me mbrojtje dhe jo me sulm”, shrehet Igli Tare.

Nga Roma, shqiptari me famë europiane thotë se në Shqipëri janë marrë masat mbrojtëse më shpejt se në Itali. Mes tjerash në mesazhin e tij Igli Tare fton bashkëkombasit e tij të rrinë në shtëpi dhe të kujdesen për familjarët, kryesisht për të moshuarit.

“Kini parasysh se duke u ruajtur mbrojmë njërëzit e familjes tonë, sidomos njërëzit që kanë probelme shëndetësore dhe pleqtë. Mos kini frikë dhe ruajuni nga lajmet e rreme. Lani duart, hapni dritaret, mësoni me fëmijët tuaj dhe kini besim se çdo gjë do të kalojë me sukses. Ju përqafoj dhe mos harroni: gjithmonë me një metër distancë!”, thekson Tare.


Etiketimet

Kompanitë ajrore paralajmërojnë probleme me fluturimet prej teknologjisë 5G

Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet. 10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e...

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER