Sport

Piloti i avionit të Emiliano Salas nuk kishte leje përkatëse drejtimi për avionin

Përditësimi i fundit: 13/03/2020 - 19:37
Text size Aa Aa

Autoritetet që hetuan aksidentin ajror të futbollistit argjentinas, Emiliano Sala, arritën në përfundimin se piloti nuk kishte leje drejtimi për atë mjet fluturues.

Raporti i Degës së Hetimeve të Aksidenteve Ajrore thotë se piloti, David Ibboston, ka humbur kontrollin e avionit teksa përpiqej t’i shmangej motit të keq.

Kjo ka bërë që avioni të prishej në fluturim e sipër, pasi ka qenë duke fluturuar përtej shpejtësisë në të cilën mund të bëheshin manovrime.

Nisja u bë nga aeroporti i Nantës, në Francë, dhe destinacioni ishte Kardifi, në Uells, Por avioni u rrëzua 22 milje detare larg ishullit të Guernsejt.

Nga hetimet rezulton se piloti mund të ketë qenë helmuar nga monoksidi i karbonit, pasi avioni nuk kishte sensor alarmi që ta njoftonte në kohë, aq s apër të marrë masa.

Sala, gjithashtu, ka qenë pa ndjenja në çastin e aksidentit për shkak të nivelit të lartë të monoksidit të karbonit në kabinë.

Fluturimi ka vazhduar edhe pse piloti nuk ka pasur trajnim për të fluturuar natën, dhe veç të tjerave, ka pasur mot të keq.

28 vjeçari Emiliano Sala kishte firmosur një kontratë me ekipin e Kardifit dy ditë para përplasjes. Më parë, argjentinasi kishte luajtur për ekipin e Nantës, Ligën e Parë të Francës.