Sport

Coronavirusi shtyn Euro 2020 dhe Copa America për në verën e vitit 2021

Përditësimi i fundit: 17/03/2020 - 14:41
Text size Aa Aa

UEFA ka mbajtur një telekonferencë me përfaqësuesit e 55 federatave për të diskutuar kampionatin europian 2020 pas situatës që ka krijuar coronavirusi COVID-19.

Federata Norvegjeze e Futbollit konfirmoi se në këtë takim është vendosur që europiani do të shtyhet deri në verën e vitit 2021, nga data 11 qershor e deri më 11 korrik.

“UEFA ka vendosur që kampionati europian i futbollit të shtyhet për në vitin 2021. Do të luhet nga data 11 qershor e deri në datën 11 korrik të vitit tjetër”, thotë njoftimi në Tëitter.

Kështu, Euro 2020 i shtohet veprimtarive të shumta kulturore e sportive që janë pezulluar ose shtyrë nga coronavirusi  COVID-19.

Po ashtu, edhe “Copa America” ka njoftuar se do t’i shtyjë ndeshjet për në verën e vitit 2021, që të luhen midis datave 11 qershor dhe 11 korrik.

Mes tyre janë Formula 1:  Australian Grand Prix në Melburn të Australisë.

Po ashtu janë shtyrë edhe Botërori i Atletikës në Mjedise të Mbyllura, që duhej të ishte mbajtur në mars. Tani është shtyrë në mars të vitit 2021.

Gjysmë-maratona botërore në Gdynia të Polonisë është shtyrë për në 17 tetor, pasi duhej të mbahej më 29 mars.

 

Tregime të lidhura