Sport

Turqi, futbollistët kërkojnë pezullimin e kampionatit “Ka më shumë në jetë sesa futbolli”

Përditësimi i fundit: 19/03/2020 - 18:06
Text size Aa Aa

Futbollistë në mbarë Turqinë kanë kritikuar vendimin e qeverisë turke për të vazhduar sezonin futbollistik me dyer të mbyllura.

Federata ka vendosur të vijojë kampionati edhe pse pa pjesëmarrjen e tifozëve, pavarësisht se shumë vende europiane i kanë pezulluar kampionatet gjatë pandemisë.

Presidenti i Federatës Turke të Futbollit, Nihat Ozdemir, theksoi vendimin e marrë gjatë së martës duke konfirmuar se ndeshjet do të “vazhdojnë të zhvillohen pa tifozë” deri në fund të prillit.

Tifozët nuk lejohen në fushën e gjelbër që nga 12 marsi.

Përmes një deklarate, federata tha se vendimi është marrë “pas këshillimit me zyrtarë të lartë bordit shkencor dhe Ministrisë së Shëndetësisë”.

Të mërkurën, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i kërkoi popullit që të shmangin daljet në publik përveç rasteve të nevojshme, në deklaratën e fundit për masat e ndërmarra për të izoluar virusin.

Disa lojtarë të famshëm kanë përdorur rrjetet sociale për të shprehur kundërshtinë e tyre ndaj njoftimit të fundit.

“Ka më shumë në jetë sesa futbolli”

Pas fjalës së Erdogan, portieri i Uruguait dhe Gallatasarait postoi një foto në Instagram ku dukej distanca sociale e politikanëve në Turqi.

“Jam shumë i trishtuar. Kështu do të mbrohemi nga kundërshtarët tanë?”

turk copy

Të martën, ish lojtari i Chelsea, John Obi Mikel, ndërpreu kontratën e tij me klubin Trabzonspor.

Të shtunën, përmes një postimi në Instagram ai bëri thirrje për anulimin e ndeshjeve “në këto kohë trazirash”.

“Nuk ndihem komod dhe nuk dua të luaj futboll në këtë situatë”.

“Ka më shumë në jeta sesa futbolli”, shkruante Mikel. 

Një tjetër lojtar që ka ngritur zërin përmes rrjeteve sociale ishte Bernard Mensah, lojtari ganez i Kayserispor.

“Jeta është gjëja më e rëndësishme në botë ... kjo që po ndodh tani është diçka serioze dhe ata vazhdojnë këmbëngulin që të vazhdojnë, a ju bëhet vonë për ne?”, shkruante në Twitter.

 

Tregime të lidhura