Sport

Coronavirus: Ndërprerja e aktiviteteve sportive mund të ndikojë negativisht në ekonomi

Përditësimi i fundit: 22/03/2020 - 20:34
Text size Aa Aa

Aktivitetet sportive konsiderohen si industritë më të mëdha të ekonomisë, pasi në mes janë kontratat e çmendura. 

Virusi COVID-19 ka bërë që pjesa më e madhe e botës të ndërpresë të gjitha kampionatet profesioniste, çka mund të reflektohet në një moment të dytë një krizë ekonomike.

Në Amerikë luhen gati 150 miliardë dollarë baste të jashtëligjshme, një shifër mjaft e lartë. Nëse flasim për bilancet formale, tifozët amerikanë harxhojnë 15 miliardë dollarë për artikujt sportiv në një vit. 

Ndonëse në Amerikë futbolli nuk është sporti më i preferuar, sërish 3,6 miliardë dollarë shkojnë për të drejtën televizive të Premier League, kampionatit më të fortë në botë.

Plot 55 miliardë dollarë gjenerohen nga sponcorizimi global.

Sikur të mos mjaftonte fakti që tifozët janë të dëshpëruar që nuk po argëtohen dhe e kanë të vështirë të gjejnë një formë tjetër alternative, edhe në aspektin ekonomik, situata mund të vështirësohet nëse virusi COVID-19 nuk vihet nën kontroll.

Kampionati evropian është shtyrë për vitin e ardhshëm, Formula 1 është pezulluar ndërsa dhe Lojërat Olimpike janë në dyshim. Pjesa më e madhe e kampionateve është në pikëpyetje dhe duket e vështirë për të bërë një parashikim se kur jeta sportive do të fillojë të lulëzojë sërish.

Tregime të lidhura