Sport

Premier League në qershor, pas Dybalas dhe Maldinit, edhe Fellaini rezulton pozitiv me COVID-19

Përditësimi i fundit: 22/03/2020 - 20:35
Text size Aa Aa

Situata me virusin COVID-19 ka paralizuar botën e futbollit, pasi në pjesën më të madhe të botës janë ndalur të gjitha kampionatet. Fakti që nuk po zhvillohet aktiviteti ka bërë që një pjesë e klubeve të jenë në vështirësi. Pasi u duhet që të paguajnë kontrata të majme, por në anën tjetër nuk kanë mundësi për të gjeneruar të ardhura.

Sipas mediave angleze, mendohet se Premier League pritet që të fillojë në 1 qershor, në mënyrë që kampionati të përfundojë në muajin korrik. Në rast se kampionit do të përfundonte, klubet do të kishin mundësi që të rimëkëmbnin diçka në aspektin financiar. Shtyrja e kampionatit evropian u jep mundësinë federatave që të ndërtojnë një kalendar të ri, gjithnjë nëse situate me virusin COVID-19 stabilizohet.

[instagram_feed=B-Atx9fITza]

Sa i përket të prekurve nga coronavirus, pas Blaise Matuidi, Paolo Dybalës dhe Paolo Maldinit dhe të birit, në listë është shtuar dhe belgu Marouane Fellaini. Ish-lojtari i Manchester United është pjesë e skuadrës së Shandong në Kinë. Edhe pse mesfushori nuk kishte simptoma, ka rezultuar pozitiv në testin e bërë dhe tashmë është karantinuar në shtëpinë e tij.

Tregime të lidhura