Sport

Asnjë financim për futbollin, Duka: Rama të shikojë nga komshinjtë, Kosova ka dhënë 5 milionë euro për futbollin

Përditësimi i fundit: 01/04/2020 - 20:18
Text size Aa Aa

Në një lidhje me Ilva Now, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ndau shqetësimin pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama gjatë ditës së sotme në Euronews Albania se nuk parashikon asnjë paketë financiare për të ndihmuar këtë kategori.

Teksa mohoi që futbolli në Shqipëri të jetë i gjithi informal me paga të padeklaruar, z. Duka siguroi se në futbollin profesionist nuk ka paga të deklaruara poshtë 100 mijë lekë të reja.

Ai bëri thirrje për reflektim nga ana e qeverisë, duke kërkuar të paktën një pagë minimiale jo vetëm për futbollistët, por edhe për trajnerët që stërvisin moshat e reja apo futbollistet femra që nuk kanë asnjë të ardhur.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për kategorinë Superiore, të cilët mund të kenë ndonjë të ardhur. Të tjerët nuk kanë asnjë të ardhur tjetër. Bëhet fjalë për klube të kategorisë së dytë. Nuk besoj se janë të gjithë informal, siç thotë kryeministri. Presidentët e tyre janë njerëz të kryeministrit që nuk besoj të kenë bërë informalitet. Futbollistët janë cenuar nga kjo situatë, pasi nuk iu janë paguar pagat. Një reflektim mund të ketë nga qeveria. I kam respektuar ca vendime të kryeministrit, por siç na udhëzon të shohim nga komshinjtë dhe unë i them të shohë nga komshinjtë, Kosova. Nuk e di sa më të varfër jemi ne se Kosova që ka dhënë 5 milionë euro për sportin”, tha z. Duka.

Z.Duka tha se kjo gjë u deklarua sot nga Kosova në video-konferencën me UEFA-n, kurse nga ana e Shqipërisë sipas tij nuk u tha asgjë, veç deklaratës së kryeministrit tonë se futbollistët janë të padisiplinuar ndaj nuk iu takon që të marrin shpërblim.

I pyetur lidhur me atë çfarë u vendos në video-konferecën me UEFA-n për fatin e kampiontit, z. Duka u shpreh se objektivi i përbashkët i të gjitha vendeve evropiane është që të gjitha kompeticionet evropiane të mbyllen deri në fillim të gushtit. Dhe nëse nuk arrihet as kjo të gjitha federatave do të jenë të lira të marrin vendime sipas statusit të tyre.

Kreu i FSHF tha se është e vështirë të parashikosh se kur mund të rifillojë kampionati shqiptar edhe pse me një parashikim nga pozita e një qytetari të thjeshtëm z. Duka tha se fundi i prillit do të ishte shumë mirë.

“Kjo do të thoshte se kemi humbur diçka, po jo shumë”, shtoi ai.

Edhe pse pranoi se është e vështirë të thuhet çfarë do të ndodhë me kamionatin, dhe a do mund të përfundojë këtë verë, z. Duka shprehu besimin se ai të mund të mbyllej, me tifozë.

I pyetur se sa mendohet të jetë fatura financiare e humbjeve të futbollit në Shqipërui nga kriza e COVID-19, kreu i FSHF tha se nuk mund të flitet me një shifër të saktë, por ajo cenon 30-40 për qind të buxhetit të klubeve superiore.

I pyetur se sa mendohet të jetë fatura financiare e humbjeve të futbollit në Shqipëri nga kriza e COVID-19, kreu i FSHF tha se nuk mund të flitet me një shifër të saktë, por ajo cenon 30-40 për qind të buxhetit të klubeve superiore.

“Të ardhurat e futbollit shqiptar nuk janë shumë të mëdha, por pikërisht në momentin më të mirë, kur fitimet u rritë nga stadiumi i ri, në atë moment u ndërprenë. Nuk mund të bëj një shifër të saktë, por i cenon në 30-40 për qind të buxhetit të klubeve superiore”, tha ai.

Lexoni gjithashtu:

Rama për klubet e futbollit: Nuk kanë çfarë t'i kërkojnë qeverisë, ato deklarojnë paga të rreme

Tregime të lidhura