Sport

Rama për klubet e futbollit: Nuk kanë çfarë t'i kërkojnë qeverisë, ato deklarojnë paga të rreme

Përditësimi i fundit: 01/04/2020 - 13:23
Text size Aa Aa

Kryeministri Edi Rama në një lidhje të drejtëpërdrejtë për Euronews Albania ka thënë se klubet e futbollit nuk do të marrin mbështetje ekonomike.

"Paketa nuk do të rishikohet, por do të zgjerohet. Është një paketë që në bazën e saj ka ato që janë më në nevojë dhe pastaj do të zgjerohet. Sa i përket klubeve të futbollit, unë mendoj që ato nuk kanë çfarë i kërkojnë fare qeverisë dhe arkës së shtetit për një sërë arsyesh, por këtu do të sjell atë më të thjeshtën fare. Klubet e futbollit deklarojnë paga të rreme sikur janë kompani fasone dhe japin paga të majme. Klubet e futbollit le të shohin rreth e rrotull se çfarë bëjnë klubet në vende të tjera dhe të adoptohen me këtë luftë", deklaroi Rama në Euronews Now me gazetaren Bruna Çifligu. 

Sipas kryeministrit klubet e sportit duhet të gjejnë mënyrën e tyre për të mbijetuar.

"Kjo nuk është koha për të ndihmuar futbollin, por koha për të ekzistuar. Klubet e futbollit duhet të garantojnë ekzistencën dhe jo fitimin e munguar. Meqë kanë deklaruar paga të rreme në masën më të madhe të tyre është mirë të mos bëhen pjesë e atyre që ankohen dhe që kërkojnë, pasi nuk ka pikë lezeti", tha Rama për klubet e sportit në Shqipëri. 

 

Lexoni më shumë:

Edi Rama i përgjigjet opozitës në Euronews Albania: Përpara se të flisni gomarllëqe, informohuni

A do t'i ndihmojë qeveria mediat përballë COVID-19, kryeministri Rama përgjigjet në Euronews Albania

Kryeministri Rama për Euronews Albania: Po konsiderojmë lehtësimin e masave pas 12 ditëve të ardhshme

Ku konstaton garancia sovrane 100 mln dollarë? Edi Rama në Euronews Albania shpjegon detaje