Sport

Lojtarët e Barcelonës dhe Real Madridit i nënshtrohen testit të coronavirusit

Përditësimi i fundit: 06/05/2020 - 19:21
Text size Aa Aa

Yjet e La Ligës u kthyen të mërkurën në fushën e stërvitjes, për herë të parë që nga fillimi i marsit, ku dhe do i nënshtrohen testit për coronavirus.

Lionel Messi, Luis Suarez, Sergio Ramos dhe Gareth Bale ishin disa prej lojtarëve që kryen kontrolle mjekësore, të cilat shënojnë dhe hapat e para drejt kthimit të stërvitjeve individuale.

Ndeshja e fundit e Barcelonës u mbyll me një fitore kundër Real Sociedad më 7 mars, e cila e çoi ekipin dy pikë përpara skuadrës së Real Madridit ndërsa kanë mbetur edhe 11 raunde deri në mbylljen e kampionatit.  

Organi drejtues i La Ligës njoftoi të hënën se lojtarët e të gjitha klubeve do të testohen këtë javë si pjesë e fazës së parë të protokollit prej katër etapash që do të mundësojë kthimin në fushën e gjelbër të lojtarëve, edhe pse pa tifozë, në qershor.

Tregime të lidhura