Sport

Kampionati gjerman nis më 16 maj, por një ekip hyn dy javë në karantinë

Përditësimi i fundit: 10/05/2020 - 16:56
Text size Aa Aa

Dinamo Drezden mund të prishë llogaritë e drejtuesve të futbollit në Gjermani. Klubi i ligës së dytë, ka njoftuar se e gjithë skuadra do të futet në karantinë për 14 ditë, pasi dy pjesëtarë të ekipit kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Drezden ishte planifikuar që të zhvillonte ndeshjen e radhës të dielën e ardhshme me Hanoverin, por me shumë gjasa kjo sfidë do të shtyhet për një tjetër datë.

Federata gjermane njoftoi se, aktiviteti sportive do të rikthehet në datën 16 maj, por fakti që një skuadër nuk do të jetë e disponueshme për ndeshjen e parë e me shumë gjasa dhe sfidën pasardhëse i ndërlikon llogaritë, sepse një precedent i tillë mund të përsëritet edhe në të ardhmen. Pavarësisht vendimit të skuadrës së Dresden që rrezikon rënien nga lugën e dytë gjermane, drejtuesit e federatës këmbëngulin se gjithçka do të shkojë sipas planit, së paku deri në një vlerësim të dytë.

Gjermani aplikoi testimet për të gjithë futbollistët profesionistë dhe pak ditë më parë njoftoi se 10 persona të botës së futbollit kanë rezultuar pozitiv nga mbi 1700 testimet e kryera në 26 klube.

Tregime të lidhura