Sport

Miratohet buxheti i FSHF-së, fond prej afro 1.2 miliardë lekë për vitin 2020

Përditësimi i fundit: 11/05/2020 - 17:44
Text size Aa Aa

Asambleja e përgjithshme e Federatës Shqiptare e Futbollit u organizua sot përmes një video konference, ndryshe nga çdo herë tjetër, të kushtëzuar nga situate e krijuar nga Pandemia COVDI-19. Miratimi i buxhetit për vitin 2020 ishte një nga pikat kryesore. Euronews Albania zbulon se buxheti i plotë për këtë vit do të jetë 1.2 miliardë lekë.

Zv. Presidenti, Edvin Libohova tha se, pjesa më e madhe mundësohet nga UEFA dhe FIFA, ndërsa pjesa tjetër nga marketingu dhe sponsorizohet. Në buxhet është parashikuar një shumë prej 80 milionë lekësh për tu ardhur në ndihmë klubeve për të kaluar krizën e krijuar nga COVID-19.

“Është parashikuar dhe një shifër prej 80 milionë lekë për të mbështetur klubet për të eliminuar pasojat e COVID-19”, tha z. Libohova.

Prioritet do të kenë ekipet kombëtare si dhe administrata e personeli i jashtëm. Presidenti Armand Duka zbuloi se po punohet për të krijuar kampionatin U13 dhe U21, ndërsa sistemi VAR pritet që të aplikohet në vendin tonë pas dy sezonesh.

“Po shikojmë mundësinë e përdorimit të sistemit VAR në Shqipëri që përveçse një sfidë për ne, do të rrisë besimin dhe do të minimizojë gabimet e mundshme gjatë lojës. Objektivi është që të fillojë në sezonin 2021/2022.

Presidenti Duka njoftoi se do të ketë një tjetër mbledhje me klubet për të diskutuar për fatin e edicionit aktual, pasi asnjë klub nuk kishte bërë asnjë propozim për t’u përfshirë në rendin e ditës. Trajneri i Kombëtares Edi Reja do të jetë krye-trajner i kombëtare. Ndër të tjera u premtua se do të ndërtohen 100 fusha sportive në afatin kohor të 5 viteve të ardhshme.

Tregime të lidhura