Sport

Premier League, qeveria britanike jep dritën jeshile për rinisjen e sezonit

Përditësimi i fundit: 11/05/2020 - 22:43
Text size Aa Aa

Qeveria britanike ka dhënë dritën jeshile që Premier League të fillojë pas datës 1 qershor. Ndeshjet do të luhet pa praninë e spektatorëve dhe duke zbatuar masat e sigurisë që do të vendosen nga autoritet shëndetësore.

Pas miratimit të dhënë nga qeveria, klubet mbajtën një video konferencë ku diskutuan disa mundësi për rifillimin e kampionatit.

Ideja që pjesa e mbetur e sezonit të zhvillohet në fushë neutrale, pra në stadiume që janë larg qendrave të banuara vijon të mbetet një opsion real  por akoma nuk ka një dakordësi mes të gjitha klubeve. Prandaj, një vendim përfundimtar do të merret në ditët në vazhdim.

Kampionati anglez i futbollit u ndërpre në muajin mars për shkak të pandemisë COVID-19 dhe deri në fundin e tij kanë mbetur edhe 9 javë për tu zhvilluar

Deri tani Bundesliga Gjermane është e vetmja ndër pesë ligat për të forta të Evropës që ka vendosur datën për rinisjen e aktivitetit sportiv.