Sport

Klubet italiane propozojnë 13 qershorin për rinisjen e kampionatit

Përditësimi i fundit: 14/05/2020 - 12:26
Text size Aa Aa

Pas shumë diskutimesh më në fund klubet e Serie-A dolën me një datë për rifillimin e kampionatit.

Sipas asaj që raportojnë mediet italiane kampionati pritet të rifillojë sërish në datën 13 qershor ndërkohë që përmbyllja e kampionatit parashikohet të kryhet më 2 gusht.

Në tavolinë ishin dy opsione. I pari parashikonte rifillimin e kampionatit më datë 13 qershor ndërsa i dyti më datë 20.

Gjashtëmbëdhjetë klube votuan për opsionin e parë ndërsa 4 skuadra të tjera ishte që kampionati të niste më 20 të muajt të ardhshëm.

Për të gjitha skuadrat parashikohet një kalendar mjaft i ngjeshur ndeshjesh pasi parashikohet që të luhen takime çdo tre ditë.

Për sa i takon Kupës së Italisë, gjysmëfinalet e kthimit janë parashikuar të mbahen më datë 1 korrik ndërsa finalja më datë 22.

Autoritetet kanë dhënë dritën jeshile që stërvitjet në grup të rinisin më 18 maj, kështu që skuadrat do kenë katër javë në dispozicion për të qenë gati për rifillimin e sezonit 2019-2020 pasi i pret një verë shumë e ngarkuar sidomos klubet që marrin pjese edhe në kompeticionet evropiane.

Lexoni gjithashtu:

Angela Merkel vendos fatin e futbollit: Bundesliga rikthehet në gjysmën e dytë të majit

Kampionati gjerman nis më 16 maj, por një ekip hyn dy javë në karantinë