Sport
Sportistët më të pasur në Mbretërinë e Bashkuar, Hamilton më i paguari, dominojnë futbollistët

Gjashtë herë kampioni i botës në Formulën 1, Lewis Hamilton, është sportisti më i pasur në Mbretërinë e Bashkuar.
Gazeta “The Sunday Times” ka përllogaritur se piloti britanik gëzon një pasuri prej rreth 224 milionë paundësh.
Në vitin 2018-të 35-vjeçari nënshkroi kontratë të re me Mercedesin, e cila e shpërblen atë me 40 milionë paundë në sezon.
Në listë e më të pasurve bën pjesë golfisti Rory McIlroy me një pasuri të përllogaritur deri në 170 milionë paundë.
Për sa i përket sportistëve nën 30-vjeçarë, Gareth Bale është më i pasuri, pasi gëzon një pagë prej 350 mijë paundësh në javë, kjo sipas kontratës së lidhur me Realin e Madridit që në total për 5 vitet e nënshkruara kap vlerën prej afro 114 milionë paundëve.
Në listën me 10 sportistët më të paguar nën moshën 30 vjeç në Mbretërinë e Bashkuar, bie në sy që vetëm Anthony Joshua është boksier, ndërsa 9 të tjerët janë pjesë e botës së futbollit.
Në këtë renditje të veçantë, ndodhen Pol Pogba, Kevin De Bruyne, Raheem Sterling, Ngolo Kante, Harry Kane, Daniel Sturridge dhe Jordan Handerson.
Lexoni gjithashtu: