Sport
Ndryshimi i përkohshëm i rregullores, FSHF do të aplikojë sistemin me 5 zëvendësime

Rinisja e futbollit në Shqipëri pritet të bëhet me një rregullore të re të përkohshme, të cilën Federata Shqiptare e Futbollit e ka miratuar.
Rregullorja parashikon rritjen e numrit të zëvendësimeve nga 3 që është aktualisht në 5 dhe është propozuar nga FIFA.
Në rastin kur ndeshja shkon në shtesë atëherë një zëvendësim i gjashtë do të lejohet.
Për të mos humbur kohë, zëvendësimet do bëhen në tre intervale të ndryshme gjatë lojës ose në pushim të ndeshjes.
Masa në fjalë u vjen në ndihmë futbollistëve, të cilët dy muajt e fundit e kanë pasur të pamundur qoftë edhe të stërviten normalisht.
Gjendja joepërshtatshme fizike mund të sjellë dëmtime të ndryshme, të cilat për Euronews Albania i ka vënë në dukje edhe Kryetari i Shoqatës së Futbollistëve Profesionistë të Shqipërisë, Andi Lila.
Prej 9 marsit futbolli në Shqipëri është ndalur, ndërsa së fundmi FSHF ka propozuar që më 3 qershor të rinisin aktivitetet.
Lexoni gjithashtu:
FSHF mbledh presidentët e klubeve, vendoset data për rinisjen e kampionatit
Nuk u përfshinë në paketat ekonomike të qeverisë, Sindikata ndihmon futbollistët në nevojë