Sport

Rinis Bundesliga, për herë të parë skuadrat kryejnë nga 4 dhe 5 zëvendësime

Përditësimi i fundit: 16/05/2020 - 20:12
Text size Aa Aa

Skuadrat që luajtën të shtunën rinisjen e kampionatit gjerman të futbollit kryen për herë të parë nga 4 dhe 5 zëvendësime brenda 90 minutave duke shkruar kështu një kapitull të ri të historisë së futbollit.

Borussia Monchengladbach, Hertha e Berlinit, Frankfurti, Paderborni dhe Schalke ishin të parat në Bundesligë që kryejnë nga 5 zëvendësime, ndërsa nga 3 dhe 4 kryen skuadrat e tjera.

Rikthimi i kampionatit gjerman nën pandeminë e COVID-19 mundësoi për herë të parë aplikimin e rregullave të ndryshuara përkohësisht në mënyrë që futbollistët të mos detyrohen të kenë sforcime fizike, pasi shumica janë detyruar të qendrojnë pa stërvitur për pothuajse 2 muaj.

Në ndeshjen në transfertë me Dusseldorfin, e përfunduar 0-0, skuadra me të cilën luan dhe mesfushori i kombëtares Klaus Gjasula, kreu 5 zëvendësime në pjesën e dytë.

Ndërsa në përballjen Dortmund (4-0) Schalke, këta të fundit kryen 5 zëvendësime, por pa mundur të ndryshojnë gjë nga rezultati.

Kjo ishte java e 27-të kampionatit gjerman, e ndërprerë dy muaj më parë për shkak të COVID-19.

Ndeshjet u zhvilluan me risi për sa i përket vendosjes së stolit të rezervave, me lojtarët që ishin të ndarë, të maskuar dhe të ulur në distancë.

Në stadiume kishte vetëm zyrtarë dhe personel skuadrash, ndërsa vlen të theksohet se për here të parë festimi i golave bëhej duke respektuar distancën, njësoj në daljet nga fusha në zëvendësime, teksa gjyqtarët shpesh tërhiqnin vëmendjen për të shmangur kontaktet e vazhdueshme mes futbollistëve.

Rezultatet e ndeshjeve të tjera: Augbsurg 1-2 Wolfsburg; Hoffenheim 0-3 Hertha Berlin; Leipzig 1-1 Freiburg; Frankfurt 1-3 Borussia Monchengladbach.

Të dielën luhen Koln-Mainz dhe Union Berlin-Bayern Munich, ndërsa të hënën Werder Bremen-Bayer Leverkusen.

 

Lexoni gjithashtu:

Rinis këtë fundjavë nën masa të rrepta sigurie Bundesliga

Klubet italiane propozojnë 13 qershorin për rinisjen e kampionatit

 

Tregime të lidhura