Sport

La Liga pranë rikthimit, skuadrat nisin sot stërvitjet në grupe me nga 10 lojtarë

Përditësimi i fundit: 18/05/2020 - 15:18
Text size Aa Aa

Pas Bundesligës gjermane edhe kampionati spanjoll duket pranë rikthimit pasi këtë të hënë do të lejohet stërvitja e skuadrave në grupe me nga 10 futbollistë.

Qeveria spanjollë ka dhënë dritën jeshile për diçka të tillë, madje edhe në rajonet ku situata me COVID-19 vijon të jetë disi problematike.

Futbolli në Spanjë është pezulluar që prej datën 12 mars dhe Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit Javier Tebas këmbëngul që kampionati të rifillojë sa më shpejt pasi në të kundërt klubet e La Ligas do të kenë humbje të mëdha financiare që shkojnë deri në 1 miliardë euro.

Skuadrat nisën me stërvitjet individuale në fillimin e muajt maj dhe Tebas shpreson që kampionati të nisë sërish në datën 12 qershor. Në Spanjë do të ndjekin shembullin e kampionatit gjerman që u rikthye në fushë këtë fundjave dhe deri tani ka rezultuar një shembull suksesi.

 

Lexoni gjithashtu:

Tjetër rekord për Jordan, atletet e ish-basketbollistit shiten në ankand për 560 mijë dollarë

Lewandowski i papërmbajtshëm, 26 gola në 26 ndeshje

Tregime të lidhura