Sport

Lewandowski i papërmbajtshëm, 26 gola në 26 ndeshje

Përditësimi i fundit: 18/05/2020 - 13:50
Text size Aa Aa

Robert Lewandowski konfirmon momentin e mirë që po kalonte edhe pas ndërprerjes së gjatë të kampionatit. Në ndeshjen përballë Union Berlin, polaku realizoi golin e 26-të për ketë sezon në Bundesligë

Në ndeshjen e së dielës sulmuesi i Bayern Munich realizoi golin e parë për baverezët.

Për polakun ky ishte goli numër 26 në 26 ndeshje të këtij sezoni. Një shifër fantastike e sulmuesit që me sa duket po kalon një periudhë vërtetë të artë.

Tridhjetë e një vjeçari ka treguar nivel të lartë për pjesën më të madhe të kohës që ka mbajtur veshur fanellën e Bayern Munich.

Ky është viti i pestë radhazi që arrin të shënojë të paktën 40 gola brenda një sezoni të vetëm dhe ta mendosh që ka akoma shumë ndeshje për ty luajtur.

Për sa i takon kampionatit, me fitoren 2-0 që mori në transfertë përballë Union Berlin, Bayern vazhdon të mbajë vendin e parë në renditjen e Bundesligë me 4 pikë më shumë se sa Borusia Dortmund e vendit të dytë.

 

Lexoni gjithashtu:

Tjetër rekord për Jordan, atletet e ish-basketbollistit shiten në ankand për 560 mijë dollarë

 

Tregime të lidhura