Sport

Superliga përgatitet për nisjen e kampionatit, qeveria ende s’e ka konfirmuar

Përditësimi i fundit: 18/05/2020 - 22:22
Text size Aa Aa

Skuadrat e Kategorisë Superiore kanë nisur stërvitjen këtë të hënë, pas vendimit të qeverisë që të lehtësojë masat edhe për sportistët. Sipas një vendimi të publikuar më datën 15, sportistët mund të stërviten në ambientet e hapura, por duke respektuar rregullat strikte për higjienën.

Klubet kanë njoftuar në rrjetet sociale se kanë nisur stërvitjet, duke u kujdesur që të respektojnë masat e marra. Edhe pse president te Kategorisë Superiore kanë rënë dakord për rifillimin e garës më datën 3 qershor, mundon konfirmimi zyrtar nga ana e qeverisë që do të marrë vendimin përfundimtar.

Kategoria Superiore ka ndalur që në datën 9 mars për shkak të pandemisë COVID-19 dhe deri në fund të kampionatit do të luhen dhe 10 javë. Po ashtu, Federatat Shqiptare e futbollit ka programuar që të përfundojë dhe Kupën e Shqipërisë, finalja e të cilës është programuar të luhet në datën 2 gusht.

Tregime të lidhura