Sport

Tjetër rekord për Jordan, atletet e ish-basketbollistit shiten në ankand për 560 mijë dollarë

Përditësimi i fundit: 18/05/2020 - 12:58
Text size Aa Aa

Pavarësisht se ka një kohë të gjatë që është tërhequr nga basketbolli i luajtur Michael Jordan vijon të jetë një idhull. Atletet e ish yllit të Chicago Bulls me firmën e tij u shitën në një ankand online për 560 mijë dollarë.

Jordan është jo vetëm një nga basketbollistët më të mirë të historisë, për të mos thënë më i miri, por është gjithashtu një markë që prodhon shumë para.

Së fundmi janë shitur atletet që ai ka përdorur në vitin 1985 dhe që mbanin firmën e tij.

Shifrat e shpenzuara për to shkojnë në plot 560 mijë dollarë. Një shifër vërtetët marramendëse për një ankand që u zhvillua në internet.

Ishte parashikuar që modeli Air Jordan të arrinte maksimumi deri në 150 mijë dollarë, por kur behët fjalë për një emër si Michael Jordan është e vështirë të përmbahesh.

Ankandi përkon me 35 vjetorin e markës Air Jordan dhe në një kohë kur ka dalë The Last Dance dokumentari që ka në qendër të tij karrierën e Michael Jordan me Chicago Bulls.

Tregime të lidhura