Sport

Kampionati italian me ‘Play-Off’, 4 ekipet e para luftojnë për titullin, 6 të fundit për mbijetesë

Përditësimi i fundit: 19/05/2020 - 14:40
Text size Aa Aa

Sa më shumë që kalon koha aq më e vështirë duket që Serie-A të fillojë. Klubet nuk po arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët me qeverinë pasi kjo e fundit vendosi që deri më 14 qershor të mos ketë asnjë aktivitet sportiv.

Një vendim ky që hedh poshtë hipotezën për fillimit të kampionatit më datën 13 qershor, hipotezë që ishte propozuar më herët nga klubet.

Prandaj data më e mundshme për rifillimin e sezonit mbetet  20 qershori, por ka një problem. UEFA ka kërkuar mbylljen e kampionateve më 3 gusht dhe koha nuk premton për të luajtur 12 javët e mbetura së bashku me ndeshjet e prapambetura dhe Kupën e Italisë.

Për këtë arsye po mendohet një tjetër rrugëzgjidhje. Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për aplikimin e fazës Play-Off”.

Kjo do të thotë që 4 ekipet e para, Juventus, Lazio, Inter dhe Atalanta do të luftojnë për titullin ndërsa 6 ekipet e fundit do të përballen për të mos rënë nga kategoria.

Megjithatë për të marrë një vendim të tillë duhet dakordësia e klubeve dhe qeverisë Italiane, koha është flori dhe tani palët duhet patjetër të arrijnë një marrëveshje, në të kundërt do jetë e vështirë që skuadrat e serisë A të zbresin sërish në fushë për këtë sezon.

 

Lexoni gjithashtu:

Superliga përgatitet për nisjen e kampionatit, qeveria ende s’e ka konfirmuar

La Liga pranë rikthimit, skuadrat nisin sot stërvitjet në grupe me nga 10 lojtarë

Lewandowski i papërmbajtshëm, 26 gola në 26 ndeshje

Tregime të lidhura