Sport

Alonso pranë rikthimit, shtohen zërat që e shohin spanjollin sërish në Formulën 1

Përditësimi i fundit: 20/05/2020 - 16:44
Text size Aa Aa

Zërat që e shohin Fernando Alonson sërish në botën e Formulës 1 po shtohen për ditë e më tepër. Spanjolli duket shumë panë rikthimit tek skuadra e Renaultit pas largimit të Daniel Richarardos. Me Renaultin, Alonso është shpallur 2 herë kampion bote.

Tridhjetë e nëntë vjeçari u largua nga bota e Formulës 1 dy vite më parë për të provuar eksperienca të tjera në garat Indy apo në Rally, por me sa duket e shkuara i mungon jo pak.

Alonso nuk është i vetmi që provon të rikthehet pas një shkëputje. Kimi Räikkönen bëri pikërisht një gjë të tillë. Finlandezi u rikthye pas një shkëputje dyvjeçare.

Gjithashtu emra të tjerë të mëdhenj të këtij sporti si Niki Lauda e Michael Schumacher nuk i kanë rezistuar dot tundimit për t’u rikthyer sërish në pistë pasi ishin tërhequr.

Me sa duket largimi i Sebastian Vettel nga Ferrari – i cili u zëvendësua nga Carlos Sainz i McLarenit – ka shkaktuar një efekt domino në botën e Formulës 1 pasi solli shumë lëvizje brenda skuadrave dhe ka bërë vend edhe për rikthimin e Ferndando Alonsos.

 

Lexoni gjithashtu:

Vettel largohet nga Ferrari në fund të sezonit

Sportistët më të pasur në Mbretërinë e Bashkuar, Hamilton më i paguari, dominojnë futbollistët

Tregime të lidhura