Sport

Në pikëpyetje gara e Britanisë së Madhe, drejtuesit e Formulës 1 nuk kanë ende marrëveshje me qeverinë

Përditësimi i fundit: 20/05/2020 - 18:15
Text size Aa Aa

Qeveria britanike dhe drejtuesit e Formulës 1 akoma nuk kanë arritur marrëveshje për zhvillimin e dy garave në pistën e Silverstone-it, gara këto, të cilat janë parashikuar  të mbahen mes muajve korrik dhe gusht të këtij viti.

Në Britani është vendosur që të gjithë personat që futen vend duhet të vihen në karantinë për 14 ditë, kjo si mënyrë parandaluese e përhapjes së COVID-19.

Ajo që kërkojnë skuadrat është që  të hiqet ky detyrim, pasi nuk e kanë në dispozicion një kohë kaq të gjatë.

Për këtë arsye drejtuesit e Formulës 1 janë shprehur se në rast se nuk arrihet një marrëveshje atëherë dy garat që janë parashikuar të zhvillohen në Britani, me kalendarin e ri, do të zhvendosen në Gjermani.

Prandaj paralelisht po zhvillohen bisedime edhe me drejtuesit e pistës së Hockenheim-it.

Anulimi i garave të Silverstone-it do të ishte një humbje e madhe për Britaninë pasi pista e saj ka që prej vitit 1950 që është pjesë e pandarë e kalendarit të Formulës 1 duke u shndërruar në një nga garat më legjendare të këtij sporti.

Gjithsesi vendimi përfundimtar do të merret në orët në vazhdim.

 

Lexoni gjithashtu:

Alonso pranë rikthimit, shtohen zërat që e shohin spanjollin sërish në Formulën 1

Vettel largohet nga Ferrari në fund të sezonit

Sportistët më të pasur në Mbretërinë e Bashkuar, Hamilton më i paguari, dominojnë futbollistët

Tregime të lidhura