Sport

Jepet leja për prishjen e impiantit emblematik "San Siro"

Përditësimi i fundit: 22/05/2020 - 22:00
Text size Aa Aa

Autoriteti i trashëgimisë në Itali ka dhënë lejen që stadium “San Siro” të shembet, duke pranuar se nuk ka ndonjë domethënie arkitektonike që do të parandalonte prishjen e saj. Në këtë mënyrë hapet rruga për ndërtimin e një stadium të ri për skuadrat e Milanit dhe Interit, që tashmë nuk do të luajnë më në arenën e ndërtuar në vitin 1926.

Të dy klubet e kanë dhënë miratimin e tyre që të ndërtohet një stadium i ri. Vendimit të autoritetit të trashëgimisë i hap udhë zbatimit të projektit për ndërtimin e stadiumit të ri, kostoja e të cilit llogaritet të arrijë shifrën e 1.2 miliard eurove.

Klubet po ashtu kanë menduar që vetëm një pjesë të stadiumit të mos e prishin në mënyrë që të shërbejë si pikë referimi për tifozët. Projekti I ri pritet që të rrisë kapacitetin e stadiumit, si dhe të shtojë komoditetin për të gjithë tifozët.

Tregime të lidhura