Sport

Vëllezërit Marquez në pistë, pilotët e Hondas nisin përgatitjet për fillimin e kampionatit në Moto-GP

Përditësimi i fundit: 22/05/2020 - 09:18
Text size Aa Aa

Pas një ndërprerje shumë të gjatë dyshja e Hondës në Moto GP, vëllezërit Marc dhe Alex Marquez  u panë të zbresin sërish në pistë edhe pse jo në atë lloj terreni që janë mësuar. Pilotët spanjollë zhvilluan disa xhiro në pistë sa për të bërë nxehjen para startit të kampionatit.

Marc Marquez u shpreh se ishte pak nervoz në fillim pasi nuk kishte drejtuar një motor prej një kohe të gjatë.

“Pas dy muajsh pauzë është disi e çuditshme në fillim. Në xhirot e para isha pak nervoz pasi nuk mund ta dish nëse vazhdon që të jesh  në të njëjtin nivel. Por çdo gjë shkoi mirë dhe dalëngadalë duket sikur po i rikthehemi jetës normale dhe kjo është shumë e rëndësishme,” – u shpreh Marc Marquez, 6 herë kampion bote në Moto GP.

“Të ndjesh edhe një herë adrenalinën që të dhuron shpejtësia është gjithmonë argëtuese. Duket sikur gjithçka po kthehet në normalitet dhe kjo është pozitive. Shpresoj që të kemi më shumë ditë si këto,” – u shpreh Alex Marquez, 3 vjet më i ri në moshë se sa vëllai i tij.

Megjithatë vëllezërit Marquez e dinë mjaft mirë se nuk kanë aspak kohë për të humbur pasi edhe ata duhet që dalëngadalë t’i kthehen normalitetit dhe të nisin përgatitjet për sezonin e ri.

Kampionati duhet që të kishte filluar që në muajin mars por u shty për shkak të pandemisë së Covid-19. Skuadrat po behën gati që të zbresin sërish në pistë në mesin e muajt korrik.

 

Lexoni gjithashtu:

Vëllezërit Marquez festojnë titujt kampionë në qytetin e lindjes

Tregime të lidhura