Sport

Dueli për vendin e dytë, Inter-Atalanta, ndeshja që premton gola dhe spektakël

Përditësimi i fundit: 01/08/2020 - 17:58
Text size Aa Aa

Akti i fundit i Serisë A vë përballë Interin dhe Atalantën, në duelin e fortë për vendin e nënkampionit në Itali. E teksa askush nuk ka dyshime për lojën e bukur të ekipit bergamask, për të siguruar një sfidë spektakolare dhe me gola do të kujdeset edhe traineri i Interit, Antonio Conte, që skuadrën e tij do ta hedhë në fushë për të sulmuar.

Në sfidën e krenarisë që do të luhet sonte në 20:45, Conte shprehet se në këtë ndeshje ekipi i tij do të vuajë, por do të bëjë edhe kundërshtarin të vuajë. Interi i tij do të luajë në mënyrë të hapur dhe pa bërë asnjë llogari, siç mund të jetë një barazim që do t’i shkonte për shtat për të ruajtur vendin e dytë si ndjekësi kryesor i kampionëve të Juventusit.

Interi i Contes ka mbrojtjen më të mirë në kampionat, me 36 gola të pësuar, por ajo do të sprovohet nga sulmi më i mirë. Plot 98 gola ka shënuar ekipi nga Bergamo, i cili në këtë sezon po përjeton magjinë e cila ende nuk ka përfunduar pasi në gusht do të provojnë të mahnisin edhe Evropën që ka rëndësi, në përballjen me Paris Saint GermainChampions League.