Sport

FSHF u kërkon autoriteteve të lejojnë tifozë në finalen e Kupës së Shqipërisë

Përditësimi i fundit: 01/08/2020 - 12:52
Text size Aa Aa

Federata Shqiptare e Futbollit u bëri thirrje autoriteteve shtetërore që të lejojnë zhvillimin e finales së Kupës së Shqipërisë me një numër të reduktuar tifozësh në stadium.

Në një thirrje të përcjellë edhe në rrjetet sociale, FSHF fton autoritetet që të marrin shembullin e Francës, e cila lejoi zhvillimin e finales së Kupës me tifozë në tribunat pas porte.

“Sportdashësit janë qevrshia mbi tortë në një ndeshje futbolli, e aq më tepër në një finale. Edhe FSHF konform rregullave dhe distancimit fizik kërkon që të ketë një numër të kufizuar tifozës, nën shembullin e Francës,” – bën thirrje Federata.LSA/Tifozë të Teutës duke festuar nga tarraca e një pallati jashtë stadiumit, fitoren pas ndeshjes Teuta 2-1 Kukësi, e vlefshme për gjysmefinalen e Kupës së Shqipërisë.

Më 2 gusht, pritet të zhvillohet në Stadiumin Kombëtar, finalja e Kupës së Shqipërisë, Teuta-Tirana.

Prej muajit mars, kur dhe pati një pezullim disa-mujor, në stadiumet e Shqipërisë nuk lejohen tifozët, kjo për shkak të pandemisë së COVID-19.

Shqipëria ka ndjekur shembullin e disa prej vendeve evropiane, por ndërkohë vende si Franca, apo Zvicra kanë lejuar që grupe të reduktuara tifozësh t’i ndjekin nga shkallët e stadiumit ndeshjet.

Lexoni gjithashtu:

Tirana-Teuta në finale të Kupës së Shqipërisë

Partizanit i bllokohet merkatoja, shkak transferimi problematik i Eraldo Çinarit

FIFA i bllokon merkaton Kukësit, shkak pagesat e prapambetura ndaj Zderic. Çështja shkon në CAS

Trajneri që shpalli kampion Partizanin pas 26 vitesh, merr drejtimin e Kukësit

Tregime të lidhura