Sport

Hamilton në 'pole position', britaniku do niset nga vendi i parë në "Silverstone"

Përditësimi i fundit: 01/08/2020 - 20:18
Text size Aa Aa

Lewis Hamilton vijon të dominojë këtë sezon të Formula 1. Piloti i Mercedes regjistroi kohën më të shpejtë në provat zyrtare të Silverstone dhe në garën e nesërme do të niset nga vendi i parë.

 Një xhiro rekord kjo për 6 herë kamponin e botës që e ndali kronometrin në kohën  1'24''303.

Menjëherë pas tij u renditën shoku i tij i skuadrës Valteri Bottas dhe Max Verstapen me Red Bull. Ajo që bie në sy është diferenca e frikshme që ka Mercedes me rivalet

Vendi i tretë i verstapen  ishte më shumë se 1 sekondë larg Hamulton i cili me sa duket po shkon i sigurt drejt titulllit të 7 kampion në karrierë.

Sërish një fundjavë zhgënjyese për Ferrarin. Kokëkuqja nga Maranello i mbylli provat zyrtare  me Carles Leclerc ne vendin e katërt dhe Sebastian Vettel në të dhjetin.

 Një rezultat shumë i dobët sidomos për gjermanin. Koha e tij ishte  2 sekonda larg kohës të vendosur nga Hamilton.

Gara do të zhvillohet të dielën në orën 15:10