Sport

Europa League, Teuta dhe Kukësi në malore, Laçi shpreson në një mrekulli

Përditësimi i fundit: 16/09/2020 - 22:21
Text size Aa Aa

Ekipet shqiptare i presin sfida mjaft të vështira në raundin e dytë të Europa League. Më të vështirë priten ta kenë Kukësi dhe Teuta, ndërsa disi më të lehtë parashikohet për Laçin.

Kukësi do ketë përballë një kundërshtar mjaft të fortë si Wolsburg në raundin e dytë kualifikues të Europa League.

Verilindorët e dinë mjaft mirë forcën e kundërshtarit por gjithashtu e dinë se në një ndeshje teke nëse jep maksimumin mund të ndodhë gjithçka

Verilindorët nuk do jenë skuadra e vetme shqiptare që do të zbresin në fushën e lojës. Të enjten do të luajnë edhe Teuta me Laçin.

Durrsakët do të kenë gjithashtu një ndeshje shumë të vështirë përballë Granadas ndërkohë që kurbinasit do përballen me Hapoel Bersheva një kundërshtar që e njohin pasi janë ndeshur edhe në vitin e kaluar.