Sport

Futbollisti i kombëtares shqiptare Marash Kumbulla zgjedh të kalojë te Roma

Përditësimi i fundit: 16/09/2020 - 13:52
Text size Aa Aa

Talenti 20-vjeçar Marash Kumbulla do të veshë përfundimisht fanellën e Romës në Serie-A.

Futbollisti i kombëtares shqiptare, i cili prej 5 vitesh aktivizohej te Verona, ka pranuar së fundmi të transferohet te skuadra verdhekuqe sipas një operacioni që kap shifrat e rreth 30 milionë eurove. Pasditen e sotme ai pritet të kryejë edhe vizitat mjekësore me skuadrën e re.

Mbrojtësi, i cili prej muajsh përflitej shumë në kampionatin italian rreth një kalimi te një skuadër e madhe pritet të jetë vlerë e shtuar e skuadrës së Paulo Fonsecas.

Sipas raportimeve në Itali ai do të nënshkruajë kontratë pesë-vjeçare, që do ta shpërblejë për 2 milionë euro në sezon.

Kumbulla shihet si zgjidhje për repartin e mbrojtjes së Romës, që vitin e fundit pati shumë probleme.

Njëzetvjeçari shqiptar numëron rreth 100 ndeshje me fanellën e Veronës, ku 26 të sezonit të fundit ishin në Serie-A. Me kombëtaren ai debutoi vitin që shkoi, më 14 tetor gjatë përballjes me Moldavinë.

 

Lexoni gjithashtu:

Marash Kumbulla në radarët e klubeve më të mëdha evropiane

Inter kërkon Kumbullën, lojtari i përfaqësueses shqiptare shihet si njeriu i duhur për mbrojtjen

Tregime të lidhura