Sport

Rikthehen tifozët në Gjermani, Bundesliga do të lejojë një numër të kufizuar mbështetësish në ndeshjet e para

Përditësimi i fundit: 16/09/2020 - 09:26
Text size Aa Aa

Merr fund pritja; në Gjermani tifozët do të kthehen në shkallët e stadiumit. Autoritet shëndetësore kanë dhënë lejen që duke nisur nga java e parë e Bundesligës, një numër i kufizuar tifozësh mund të mbështesin skuadrën e tyre të zemrës nga stadiumi.

Fillimisht impiantet sportive do të hapen në kapacitetin 20%, pasi në këtë mënyrë tifozët mund të ruajnë distancën mes tyre. 

Në Gjermani, numri i infektimeve ka rënë ndjeshëm teksa tashmë llogariten 35 të infektuar për 100 mijë banorë.

Pas gjashtë javëve të para do të ketë një vlerësim të ri, duke u bazuar në situatën me coronavirus. Nëse tifozët do të respektojnë rregulltat e higjienës dhe situata do të jetë nën kontroll atëherë me shumë gjasa do të rritet dhe kapaciteti i stadiumeve, duke u rikthyer gradualisht në normalitet. Nëse ndodhe kundërta, atëherë do të kemi sërish stadiume të boshatisura, ose e thënë ndryshe hapa pas.

Gjermani bëhet i dyti kampionat i madh në Europë që lejon tifozët, pasi më herët dhe Franca ka hapur dyert e stadiumeve.

Tregime të lidhura