Rrezikohet derbi i Milanos, Inter dhe Milan “pushtohen” nga coronavirusi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

COVID-19 rrezikon derbin e Madoninë. Dy skuadrat e Milanos dhe Inter janë “pushtuar” nga virusi i rrezikshëm, teksa të dyja skuadrat kanë njoftuar se në klubet përkatëse ka të infektuar.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Inter ka lajmëruar se Roberto Gagliardini, Radja Nainggolan dhe Andrei Radu kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Kjo bën që të shkojë në pesë numri i të infektuar tek zikaltrit, pasi më herët dhe Milan Skriniar dhe Alesandro Bastoni u konfirmuan si mbartës të virusit.

Situatë jo e mirë paraqitet dhe tek Milan, ku është mësuar se Matteo Gabia po ashtu është i infektuar. Tek kuqezinjtë më herët edhe Zllatam Ibrahimovicc dhe Leo Duarte kanë rezultuar me COVID.

Në një situatë të tillë, referuar dhe ndeshjes Juventus-Napoli që nuk u luajt, edhe derbi i Milanos, i programuar për t’u luajtur në datën 17 tetor, të jetë në pikëpyetje. Në një pozitë jo komode duket dhe federata italiane, pasi i duhet të menaxhojë një situatë që mund të kërkojë dhe asistencën e institucioneve shëndetësore të cilat duhet të thonë fjalën e tyre.

Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER