Sport

'El Clasico' pa tifozë, në Spanjë nuk e shohin ende të mundur hapjen e stadiumeve

Përditësimi i fundit: 16/10/2020 - 11:34
Text size Aa Aa

Ndeshja "El Clasico" mes Barcelonës dhe Real Madrid që do të zhvillohet në datën 24 tetor, do të luhet pa praninë e spektatorëve.

Diçka e tillë është lajmëruar nga ministria e shëndetësisë spanjolle, që ka veçuar se nuk mund të rrezikohet, në një kohë që numrat e të infektuarve janë në rritje.

Në të tilla rrethana, një nga ndeshjet më të shumëpritura për të gjithë tifozët në mbarë botën do të luhet pa praninë e spektatorëve.

Po ashtu as në ndeshjen e parë të Champions League, që do të luhet të martën mes Barcelonës dhe Ferencvarosh nuk do të ketë tifozë në "Camp Nou".

Tregime të lidhura