Sport

Milano “vishet kuqezi”, Milan triumfon përballë Interit, shkëlqen Ibrahimoviç

Përditësimi i fundit: 17/10/2020 - 20:18
Text size Aa Aa

Milan arriti që të triumfonte në "Derbin e Madoninës" përballë Interit në shifrat 2-1. Një paraqitje fantastike e Zllatan Ibrahimoviç që shkëlqeu me dy gola të realizuar. Me sa duket për suedezin mosha është thjesht një numër pasi në këtë ndeshje tregoi që është ai lideri që po shtyn përpara skuadrën.

Një sukses mjaft i rëndësishëm edhe për moralin e kuqezinjve që nuk fitonin një ndeshje derbi në kampionat që prej vitit 2016.

Ndërkohë që në anën tjetër Interi u përpoq të reagonte me anë të Lukakut që ngushtoi diferencën. Duhet thënë që mungesat e shumta për shkak të Covid-19 kushtëzuan jo pak zgjedhjet e teknikut Conte në këtë sfidë.

Pavarësisht mungesave, Interi bëri një ndeshje të mirë dhe rastet për shënim nuk munguan por lojtarët zikaltër u treguan të paqartë para portës. 

Për Milanin kjo ishte fitorja e katër radhazi në kampionatin italian. Kuqezinjtë i kanë bërë nisjen e duhur sezonit pasi aktualisht ndodhen në vendin e parë të renditjes, por objektivi real i skuadrës është renditja mes katër më të mirave, pra zona champions.