Piloti i garave të Formulës 1, Lewis Hamilton do të vijojë të garojë për skuadrën e Mercedes edhe për sezonin e ardhshëm.
Tridhjetegjashtëvjeçari ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare që e sheh atë të garojë me skuadrën gjermane për të nëntin vit radhazi.
Hamilton u bë piloti më i suksesshëm në vitin 2020 duke thyer rekordin e Michael Shcumacher me më shumë gara të fituara dhe duke barazuar rekordin prej shtatë titujsh kampion bote.
Negociatat për kontratën e re me britanikun vijonin prej disa muajsh, pasi kontrata e shkuar ishte në përfundim. Periudha prej vetëm një viti është kërkuar nga të dyja palët, teksa Formula 1 do të vijojë më 28 mars sezonin e ri nën një pasigurie të madhe për shkak të pandemisë së COVID-19.